Shifra të frikshme: Të diagnostikohesh me kancer, më e zakonshme se të martohesh

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Të prekesh nga kanceri është tani më e zakonshme se sa të martohesh apo të lindësh fëmijë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundi i kryer nga “Macmillan Cancer Support”, i cili tregon se në vitin 2014 në Britani janë diagnostikuar 361,216 raste me kancer, krahasuar me 289,841 martesa që janë bërë këtë vit.

Rastet e reja me kancer janë gjithashtu po aq të zakonshme sa diplomimi në universitet dhe më të zakonshme sesa lindja e një fëmije.

Në vitin 2015, në Angli dhe Uells 271,050 gra janë bërë nëna për herë të parë, ndërkohë që janë diagnostikuar 319,011 raste të reja me kancer.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se gjatë dekadës së fundit, më shumë se 1.2 milionë njerëz janë diagnostikuar me kancer nën moshën 65 vjeç.

Këtu përfshihen 343,000 njerëz në Britani të cilët janë diagnostikuar me kancer në të 20-tat 30-tat dhe 40-tat mes viteve 2006-2015.

“Kanceri të ndryshon jetën, por jo gjithmonë është fundi i jetës. Jeta vazhdon edhe me kancer – je përsëri baba, motër, gjysh apo shok”, shprehet Lynda Thomas, shefe ekzekutive e Macmillan Cancer Support.

Burimi: The Telegraph / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare