Shkaktarët e fisurave (çarjes) anale dhe mënyra alternative për t’i trajtuar

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

fisure-analeFisura anale është termi që përdoret për çarjen e anusit apo kanalit anal. Kanali anal është pjesa fundore e zorrës së trashë. Kjo gjendje është e zakonshme si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Fisurat janë të zakonshme tek gratë shtatzëna, të moshuarit dhe tek bebet e moshës 6 – 24 muajshe.

Këto çarje anale formohen si shkak i jashtëqitjes së madhe dhe të fortë, apo kapsllëkut. Shpesh këto fisura shoqërohen me gjakderdhje apo dhimbje të mëdha. Fisurat anale nëse nuk trajtohen mund të bëhen shkaktar i infeksioneve të ndryshme si sifilizi, gonorrea, herpes simplex, madje edhe HIVi. Ato mund të shkaktojnë kancer edhe trauma.

Ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun, nesë vëreni fistura, por mund të përdorni edhe këto metoda alternative për qetësimin e dhimbeve apo shqetësimeve të tjera që shkaktojnë këto çarje.

Kamomili: ka veti anti bakteriale dhe qetësuese. Ai ruan higjenën dhe tkurr enët e gjakut. Përdorni çaj kamomili si shpëlarës të zonës anale çdo ditë. Ai do të mbajë të pastër zonën dhe do të ndihmojë në qetësimin e dhimbjeve dhe shërimin e shpejtë të plagëve.

Lëng hidhre: një nga shkaktarët kryesorë që shkaktojnë fistura anale është kapsllëku. Pini lëng hithre çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje, në mënyrë që t’ju përmirësohet jashtëqitja dhe të parandaloni shfaqjen e këtyre fisturave.

Vaj ulliri: lyeni zonën anale me vaj ulliri. Ai është i dobishëm për parandalimin e infeksionit dhe ndihmon në rrëshqitjen e jashtëqitjes. Vaji i ullirit ndihmon në rigjenerimin e indeve të dëmtuara.

Aloe Vera: është e njohur për vetitë e shumta medicinale. Xheli i Aloe Veras përshpejton proçesin e shërimit të plagëve dhe lehtëson inflamacionin. Mënyra më e mirë është të përdorni kompresa të ftohta me xhel natyral Aloe Vera. Si alternativë mund të përdorni edhe krem bimor me ekstrakt të Aloe Veras, por ka veprim më të ngadalshëm.

Burimi: Home Reminders dhe Mayo Clinic.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha