Shkaktarët e syve të kuq

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka 

Sytë e kuq

“Syri i kuq” është një problem që prek njërin ose të dy sytë. Skuqja e syrit lidhet me venat e gjakut që dalin në sipërfaqen e syrit, të cilët zgjerohen për shkak të një irritimi apo infeksioni.

Shkaqet

  • Alergjitë
  • Blefaritët
  • Kalazioni
  • Abrazioni korneal
  • Infeksioni korneal (herpes)
  • Ulcera e korneas
  • Sy të thatë
  • Ektropiani (qepallat e kthyera nga jashtë)
  • Entropian (qepallat e kthyera nga brenda)
  • Episkleriti (inflamacion i membranës fijezore të syrit)
  • Pikat për syrin
  • Glaukoma  (tension i syrit)
  • Ethet Hay (ritini alergjik)
  • Lëndimet, siç janë traumat, djegiet apo dëmtimet e syrit
  • Keratisi (inflamacion i korneas)
  • Celuliti orbital (infeksion i rëndë i indeve rreth syrit)
  • Konjuktivi (infeksione të ndryshme)
  • Skleriti ( inflamacion i pjesës së bardhë të syrit)
  • Hemorragjia sub-konjuktivale

Kur duhet të konsultoheni me mjekun

  • Kur shikimi ndryshon papritmas;
  • Shoqërohet me dhimbje të forta koke, dhimbje sysh, temperaturë ose keni ndjeshmëri të pazakontë ndaj dritës;
  • Keni marramendje dhe të vjella;
  • Kur lëndoheni nga objekte apo nga spërkatja e ndonjë substance kimike në sy
  • Filloni të shikoni hije rreth dritës;
  • Ndieni sikur keni diçka në sy;
  • Keni ënjtje të syve;
  • Nuk mund të hapni dot sytë ose t’i mbani hapur

Kur duhet të lini një vizitë tek mjeku

Skuqja e syve për periudha të shkurtra kohe nuk është arsye për shqetësim. Nëse mendoni se pikat e syve të marra pa recetën e mjekëve ju shkaktojnë skuqjen e syve, atëherë provoni një tjetër markë ose ndaloni së përdoruri ato.

Kontaktoni mjekun okulist nëse:

  • Skuqja e syve nuk largohet pas disa ditësh, sidomos nëse keni shkarkim të mukozës.
  • Keni skuqje të syve të shoqëruar me dhimbje
  • Keni patur ndërhyrje kirurgjikale në sy
  • Apo një injeksion në sy

Burimi: Mayo Clinic / Shendeti.com.al 

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë