Shkaqet dhe simptomat e mykozës vaginale

Për gazetën “Shëndet+”, mjeku Vaso Vasili, gjinekolog

Si gjithë infeksionet e tjera, edhe kandida (myku) ka arsyet e veta të shfaqjes që bazohet kryesisht në prishjen e ph (pehashit) të femra gruajavaginës në drejtim bazik. Në prishjen e pehashit ndikojnë një sërë faktorësh që më pas çojnë në krijimin e infeksionit:

  • Infeksionet akute ose kronike
  • Përdorimi i kontraceptivëve vaginalë
  • Faktorët që kanë të bëjnë me metabolizmin (shfaqet tepër te diabetikët).
  • Përdorimi i rrobave sintetike ose i pantallonave të ngushta. Kjo sepse pantallonat e ngushta nuk lejojnë të hyjë ajër.
  • Përdorimi i solucioneve larës të vaginës që kanë përqendrim të lartë kimikatesh
  • Higjiena personale
  • Njëanshmëria në trajtimin ushqimor (kequshqyerja).
  • Rënia e imunitetit të organizmit
  • Moskujdesi në plazh

Cilat janë shenjat klinike me të cilat shoqërohet kjo patologji?

Infeksionet mykotike në sipërfaqe të vaginës shfaqen me: skuqje, kruarje, rrjepje, edemë (enjtje).

Infeksionet mykotike në brendësi shoqërohen me shenjat klinike të sipërpërmendura, si dhe me shtim të sekrecioneve të bardha dhe dhimbje në fund të barkut.

Shpesh myku mund të mos jetë i specifikuar në rrugët vaginale, por mund të jetë i gjeneralizuar në pjesë të ndryshme të trupit, që tregon për një stad të avancuar të sëmundjes.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës