Shkaqet e urinimit të shpeshtë

Në shumicën e rasteve, fshikëza është në gjendje ta ruajë urinën deri sa ta bëjë të përshtatshme për të shkuar në tualet, zakonisht 4-8 herë në ditë. Ata që shkojnë në tualet më shumë se 8 herë në ditë dhe zgjohen gjatë natës, mund të kenë pirë më shumë ujë/lëngje seç duhet ose disa faktorë të tjerë mund të sinjalizojnë një problem shëndetësor.

urinim i shpeshteShkaqet e urinimit të shpeshtë

Urinimi i shpeshtë mund të jetë simptomë e problemeve të ndryshme. Kur urinimi i shpeshtë është i shoqëruar me ethe, kur keni nevojë urgjente për të urinuar ose dhimbje barku, ju mund të keni infeksion të traktit urinar. Shkaqe të tjera të mundshme për urinim të shpeshtë janë:

Diabeti: urinimi i shpeshtë ka të bëjë me shenjat e hershme të diabetit të tipit 1 dhe 2. Glukoza e përshpejton urinimin.

Shtatëzania: në javët e para të shtatzanisë rritet mitra dhe ushtron presion mbi fshikëz, duke shkaktuar kështu urinim të shpeshtë.

Problemet e prostatës:një prostatë e zgjeruar shtyhet kundrejt uretrës (tubi që mbart urinën jashtë trupit) dhe mund të bllokojë rrjedhjen e urinës. Kjo shkakton një lloj muri në fshikëz dhe e irriton atë. Fshikëza fillon të tkurret edhe kur përmban sasi të vogla urine, duke shkaktuar kështu urinime më të shpeshta.

Kistet intersticiale: këto kiste shkaktojnë dhimbje në fshikëz dhe nevojë për urinim të shpeshtë.

Përdorimi i medikamenteve diuretike: këto medikamente që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, nxisin nxjerrjen e lëngjeve të trupit në mënyrë të shpeshtë dhe të shpejtë.

Sëmundjet neurologjike: dëmtimi i nervave që furnizojnë fshikëzën mund të çojnë në probleme të funksionimit të fshikëzës duke përfshirë edhe nxitjet e shpeshta dhe të papritura të urinimit.

Shkaqet më pak të zakonshme përfshijnë: kancerin e fshikëzës, mosfunksionimin e fshikëzës dhe terapitë e rrezatimit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim