Shkëlqim për lëkurën me kto 6 produkte nga kuzhina juaj

Pas temperaturave të larta të verës dhe ekspozimit të madh në diell, lëkura ka nevojë për përkushtim dhe dehidrim.

Dëmet e shkaktuara nga dielli dhe larja e tepërt por edhe dehidratimi janë plotësisht të rikuperueshme falë ndryshimit në stilin e jetesës duke iu përshtatur stinës por edhe larmisë në ushqyerje.

Regjimi ushqimor është hapi më i rëndësishëm për lëkurën e fytyrës.

6 Ushqimet më të mira për lëkurën që mund t’i hani në vjeshtë!

Në këtë artikull do të gjeni listën e gjashtë produkteve të vjeshtës që janë të domosdoshme për një lëkurë të ushqyer dhe të mbrojtur nga radikalet e lira.

Patatja e Ëmbël

Patatja e ëmbël është një zhardhok shumë i rëndësishëm për shëndetin.

Ajo është e pasur me vitaminat A dhe C të cilat jo vetëm pengojnë puçrrat dhe aknet por edhe ushqejnë fytyrën dhe e mbrojnë atë.

Panxhari

Panxhari është një burim shumë i pasur i anthocianinës, një antioksidant i fuqishëm që eliminon inflamacionin në lëkurë dhe ngadalëson procesin e plakjes.

Konsumi i rregullt i panxharit ndihmon edhe në parandalimin e rrudhave.

Mollët

Mollët janë shumë të pasura me fibër dhe vitaminë C.

Kjo e fundit ndihmon në tonifikimin dhe hidratimin e lëkurës.

Ajo mbron qelizat e lëkurës dhe përmirëson paraqitjen e jashtme duke penguar shfaqjen e rrudhave.

Barishtet e Egra

Barishtet e egra janë shumë të pasura me vitaminën E.

Kjo ruan nivelin e lagështisë në lëkurë dhe mbron vajrat esencialë të saj të cilat pengojnë dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Farat e Kungullit

Farat e kungullit janë shumë të pasura me zink.

Ky mineral është thelbësor për formimin e qelizave të reja por edhe për prodhimin e kolagjenit kaq të nevojshëm për lëkurën.

Kungulli i Verdhë

Kungulli dhe kungulleshkat janë të pasura me beta karroten.

Kjo e fundit ndihmon në normalizimin e prodhimit të yndyrës në lëkurë por edhe pengon aknet dhe inflamacionin.

 

Burimi: Agroweb.org

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale