Shkenca zbulon mënyrat që nxisin lumturinë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

to doDisa  njerëz janë gjithmonë të qeshur dhe të kënaqur, duke lënë emocionet negative dhe përvojat e këqia jashtë përditshmërisë. Në qoftë se mendoni se nuk ka asnjë mënyrë që ju të mund të jeni të lumtur, jeni të gabuar. Shkenca vërteton se  keni fuqinë për të ndryshuar këndvështrimin  për jetën, dhe kjo nuk është e vështirë. Shumica e këshillave që duhet të ndiqni janë aq të thjeshta sa një buzëqeshje…

Bëni ushtrime: pompimi i gjakut liron endofinë, duke krijuar ndjenjën e lumturisë dhe duke luftuar humorin e keq. Studimet kanë treguar edhe se ushtrimi mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të depresionit. Çdo aktivitet fizik, çiklizmi, joga, kërcimi apo një shëtitje e shpejtë 20- deri 30-minuta, do t’ju ndihmojë.

Konsumoni zarzavate: zarzavatet me gjethe jeshile të tilla si spinaq dhe lakër jeshile janë të pasura me folate, duke siguruar 33% të sasisë së rekomanduar ditore. Kjo lëndë ushqyese është e lidhur me luftimin e emocioneve negative dhe depresionit, sepse ajo ndihmon prodhimin e dopaminës në tru. Një studim i vitit 2012 ka gjetur se njerëz të moshës së mesme që konsumonin më shumë folate kishin rrezik më të ulët për t’u prekur nga depresioni krahasuar me ata që konsumonin më pak.

Blini gjithmonë lule për veten: Një ekip i studiuesve të Harvardit zbuloi se mbajtja e luleve të freskëta në shtëpi bën mrekulli në mbajtjen larg të ankthit dhe mendimeve negative. Njerëzit që morën pjesë në studim gjithashtu u ndjenë më të mëshirshëm ndaj të tjerëve dhe ndjenë një rritje të energjisë dhe entuziazëm në punë.

Buzëqeshni: Ndërsa ju mund të mendoni se buzëqeshja është reagim ndaj ndjenjë të lumtur, disa studiues sugjerojnë se e qeshura mund të çojë gjithashtu në gëzim. Akti i thjeshtë i të qeshurit, madje edhe në qoftë se nuk keni motiv, mund të ndihmojë për të aktivizuar gjëndrat e lumturisë në trurin tuaj, duke ju sjellë humor të mirë.

Burimi:healthyfood/http://shëndeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet