Shkencëtarët gjejnë kurën për formën më vdekjeprurëse të kancerit të gjirit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shkencëtarët gjejnë kurën për formën më vdekjeprurëse të kancerit të gjirit

Një kombinim i imunoterapisë dhe një virusi mund të trajtojë kancerin më agresiv të gjirit, ka zbuluar një studim i ri.

“Studimi historik tregon se ky kombinim ka ndihmuar në trajtimin me 90% të minjve të prekur nga kanceri i gjirit trefish negativ – i përcaktuar si forma më vdekjeprurëse e këtij kanceri.

Shkencëtarët kanadezë shpresojnë që ky zbulim të çojë në zhvillimin e një kure potenciale, duke qenë se probabiliteti për të mbijetuar varet nga koha kur zbulohet sëmundja.

Ky studim, i kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti  Ottawa, është vazhdim i një studimi të mëparshëm i cili ka zbuluar se injektimi i një virusi mund të trajtojë tumoret më agresive të trurit.

Drejtuesja e studimit kanadez, dr. Marie-Claude Bourgeois-Daigneault,

Shkencëtarët kanadezë, me në krye dr. Marie-Claude Bourgeois-Daigneault, shpresojnë që të njëjtat mekanizma të funksionojnë edhe te njerëzit që vuajnë nga kanceri, edhe pse duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të testuar këtë lloj terapie tek njerëzit.

Çdo vit me mijëra njerëz në botë vdesin nga kanceri në gji.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

 

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj