Kryefaqja Artikull Shkencëtarët përcaktojnë vitet kur duhet të hani shëndetshëm për të shmangur demencën

Shkencëtarët përcaktojnë vitet kur duhet të hani shëndetshëm për të shmangur demencën

0
Shpërndaje

Respektimi i një diete të shëndetshme në të 50-at dhe 60-at mund t’ju japë një shans të mirë për të ulur rrezikun e demencës, ka sugjeruar një studim i ri.

Hulumtimet kanë sugjeruar prej kohësh se një dietë me peshk, bishtajore dhe perime dhe pak ushqime me sheqer mund të vonojnë zhvillimin e  gjendjes deri në 25 për qind.

Tani, shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se ndjekja e një programi të  të ushqyerit shëndetshëm midis moshës 48 dhe 70 vjeç përmirëson zonat e aktivitetit të trurit,  që zakonisht fillojnë rënien përpara një dieagnoze.

Ekspertët nga Universiteti i Oksfordit  zbuluan gjithashtu se dietat me më pak yndyrë rreth në këtë fazë të jetës  ndihmonin në një memorie më të mirë dhe të menduarit më fleksibël.

Studiuesit, të cilët i etiketuan gjetjet ‘të rëndësishme’, i kërkuan publikut që të merrte në konsideratë ‘strategjitë për të përmirësuar’ dietën e tyre në mënyrë që të ruanin strukturën e trurit dhe të reduktonin rrezikun e demencës.

Duke shkruar në revistën JAMA Netëork Open, studiuesit thanë: “Ndryshimi global drejt zakoneve të pashëndetshme shoqërohet me një rritje të prevalencës së diabetit , sëmundjeve kardiovaskulare dhe obezitetit, të cilat të gjithë janë faktorë rreziku. Është e rëndësishme të merren parasysh implikimet e dietës së shëndetshme kundër obezitetit, për kujtesën dhe rajonet e trurit, siç është hipokampusi.”

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës.  Mendohet se shkaktohet nga grumbullimi i amiloidit dhe tau-së në tru, të cilat grumbullohen së bashku dhe e bëjnë më të vështirë për trurin të funksionojë siç duhet. Përfundimisht, truri lufton për të përballuar këtë dëm dhe shfaqen simptoma të demencës.

Problemet e kujtesës, vështirësitë e të menduarit dhe arsyetimit, problemet e gjuhës janë simptoma të zakonshme të hershme të gjendjes, të cilat më pas përkeqësohen me kalimin e kohës./shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here