Shkencëtari që fitoi bastin me mjekët vdiq në datëlindjen e Ajnshtajnit

“Nuk e prisja kurrë që të arrija të mbushja 75 vjeç dhe tani jam gati dhe i lumtur që të kthej kokën pas e të reflektoj mbi trashëgiminë që kam lënë”.

Këto ishin fjalët e Stephen Hawking një vit më parë. Fizikani vizionar, që ndërroi jetë këtë të mërkurë në moshën 76-vjeçare, do të mbahet mend për teoritë e tij për vrimat e zeza dhe punën me relativitetin.

Ai ishte gjithashtu një shembull frymëzimi. Sëmundja e rrallë që e preku që në moshën 21-vjeçare e paralizoi gradualisht dhe Stephen nisi të përdorë një kompjuter për të komunikuar me të tjerët. Jeta e tij u përjetësua edhe në prodhimin kinematografik ë 2014, “The Theory of Everything”.

“Nuk kam shumë gjëra pozitive për të folur për sëmundjen, por tani ndjehem më mirë nga sa isha para se sëmundja të më kaplonte”, deklaronte ai disa vite më parë.

Hawking la pas tre fëmijë nga martesa e tij e parë me Jane, të cilën e la për t’u martuar me infermieren e tij.

Kur u diagnostikua me sëmundjen e rrallë nervore, mjekët i dhanë vetëm pak vite jetë, por ai e fitoi bastin me ta dhe ndërroi jetë 54 vite pas diagnostikimit dhe fati e deshi, që Stephen, që quhej edhe “Ajnshtajni i kohëve moderne” të mbyllte sytë pikërisht në ditën e lindjes së babait të fizikës, Albert Ajnshtajnit./ TopChannel

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?