“Shkojmë në shtëpi, nuk mund ta vrasim fëmijën”

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Xavier_Claire_Benjamin Martin

Një vendim i minutës së fundit i shpëtoi jetën fëmijës me sindromën Down. Çifti Claire dhe Benjamin Martin kishin mësuar se foshnja që po prisnin të lindte ishte me Sindromën Down. Ata vendosën që ta abortojnë djalin, pasi jeta  e tij do të ishte shumë e vështirë kur të rritej. Por, teksa po prisnin në klinikë për të bërë abortin, ata ndryshuan mendje në minutën e fundit.

“Pata lënë takim me mjekun për të kryer abortin dhe ishim në klinikë duke pritur, kur burri më nxori jashtë sallës dhe më tha “Çfarë po bëjmë? Le të shkojmë në shtëpi, nuk mund ta vrasim beben”, tregon nëna e foshnjës për Daily Mail Australia.

“U çlirova, doja dikë që të më thoshte se ishte në anën time”.

Xavier_sindroma down

Tani, 8 javë pas lindjes së djalit të tyre Xavier, ata thonë se nuk janë penduar asnjëherë për atë vendim të minutës së fundit.

Edhe pse ka pasur komplikime gjatë shtatzënisë, znj. Martin tregon se në momentin e parë që pa djalin ra menjëherë në dashuri me të.

“Ma dhanë fëmijën dhe më thanë, ‘Është shumë i bukur’. Më pas m’u desh të prisja rreth 10 sekonda që ai të qante. Ata ishin 10 sekondat më të gjata të jetës sime”, tregon ajo.

Courtney-Baker

Vetëm pak javë më parë u bë publike letra prekëse që një nëne i kishte dërguar gjinekologut, i cili i kishte rekomanduar që të abortonte foshnjën sepse ishte me Sindromën Down. “Nuk më tregove asnjëherë të vërtetën që vogëlushja ime do ishte aq perfekte”, shkruan nëna në letër. (lexo më shumë këtu).

 

Postime të ngjashme

Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt