Shoferi harron 6-vjeçarin autik në autobusin e shkollës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një 6-vjeçar autik ka qëndruar i mbyllur për pesë orë në autobusin e shkollës, pasi shoferi nuk e kishte vënë re se ishte i ulur në ndenjësen e autobusit.Brandon Presley

Brandon Presley, i cili nuk ka të njëjtat aftësi  folëse si shumica e fëmijëve të moshës së tij, nuk kishte dalë nga autobusi me të cilin udhëtonte çdo ditë me shokët e tij të klasës. Drejtuesi i autobusit kuptoi se djali kishte qenë brenda në autobus vetëm kur u kthye për të marrë fëmijët në shkollë.

Ai ka qëndruar për gati pesë orë  në bagazhin ku rrinte autobusi, pa ngrënë ose pirë asgjë. Djali u dërgua menjëherë në spital, por, fatmirësisht, ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Prindërit e tij tregojnë se pavarësisht ngjarjes, drejtuesi i autobusit është kthyer sërish në punë.

“Brandon është rrezik i vetvetes. Nëse do të kishte dalë nga autobusi, Zoti e di se çfarë do të ishte bërë me të. Ai nuk është në të njëjtën botë me ne. Çfarë është e gabuar për ne, nuk është e gabuar për atë”, tregojnë prindërit e tij.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?