Shokon shkenca! Njerëzit me universitet rrezikohen të preken nga tumori në tru

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Njerëzit e diplomuar janë më shumë të rrezikuar të preken nga tumori në tru, ka zbuluar një studim i ri.

Glioma, një tumor malinj që sulmon sistemin nervor, ka 19% më shumë probabilitet të diagnostifikohet tek meshkujt me universitet, të cilët kanë studiuar për tri vjet, në krahasim me meshkujt që e kanë lënë shkollën në moshën 16 vjeç, thonë shkencëtarët.tru

Ndërsa femrat janë 23% më shumë të rrezikuara të preken nga glioma nëse mbarojnë universitetin.

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar gjithashtu se meshkujt që kanë rolin e menaxherit në punë, ndryshe nga ata që zgjedhin punë më manuale, janë 20% më të rrezikuar që të preken nga ky lloj kanceri. Ata janë gjithashtu 50% më të rrezikuar të diagnostifikohen me neuroma, një tumor në tru jo-kancerogjen.

Ndërsa për femrat menaxhere rreziku është 26% më i lartë. Studime të mëparshme kanë sugjeruar se pozicionet socialo-ekonomike janë më shumë të lidhura me tumoret malinje në tru, por hulumtuesit shkencorë theksojnë se pjesa më e madhe e këtyre studimeve kanë shumë pak prova që e vërtetojnë një tezë të tillë.

Studimi më i fundit është bazuar tek të dhënat e 4.3 milionë suedezëve, të lindur mes viteve 1911-1961 dhe viteve 1993-2010. Rezultatet treguan se 7100 femra dhe 5700 meshkuj ishin diagnostifikuar me tumor në tru gjatë jetës së tyre.

Arsyeja pse këta persona diagnostikohen më shumë me tumore, sipas hulumtuesve shkencorë, është se të arsimuarit vizitohen më shpesh tek mjeku, pasi u frikësohen më shumë simptomave të ndryshme.

Simptomat e neuromës akustike (tumor në tru jo-kancerogjen)

  • Humbje dëgjimi, që prek zakonisht vetëm njërin vesh
  • Tringëllima në veshë (tinguj që vijnë nga brenda trupit)
  • Marramendje (ndjesi sikur po lëviz apo vërtitesh)

Ndërsa kur sëmundja është më e avancuar shfaqen simptoma të tilla:

  • Dhimbje koke të vazhdueshme
  • Shikim të turbullt
  • Mpirje, dobësi, dhimbje në njërën anë të fytyrës
  • Probleme me koordinimin e gjymtyrëve në njërën pjesë të trupit.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm