Kryefaqja Uncategorized Shpejtësia e rrahjeve të zemrës, çfarë konsiderohet normale

Shpejtësia e rrahjeve të zemrës, çfarë konsiderohet normale

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Shpejtësia e rrahjeve të zemrës zakonisht fillon të ngadalësohet me rritjen e moshës. Megjithatë, edhe sportistët mund të kenë rrahje të ngadalta zemre.  Çdokush që është i shqetësuar për rrahjet e ngadalta të zemrës (brakikardia) duhet të konsultohet me mjekun për të determinuar nëse ka ndonjë problem.

Rrahjet e zemrës ndryshojnë në varësi të nivelit të aktivitetit të një personi. Gjatë nje stërvitjeje fizike intensive, zemrës i duhet të pompojë shpejt e më shpejt, kështu që shpejtësia e rrahjeve të zemrës rritet.

Në shumicën e të rriturve, një shpejtësi e ulët e rrahjeve të zemrës është poshtë 60 rrahje për minutë. Megjithatë sportistët dhe personat që janë në gjumë mund të kenë një shpejtësi të rrahjeve të zemrës më të ulët se 60 rrahje për minutë.

Simptomat

Simptoma primare e brakikardisë është shpejtësi e ulët e rrahjeve të zemrës. Disa njerëz nuk kanë simptoma të tjera.

Persona të tjerë përjetojnë dhe simptoma të tjera. Në këto raste, një ritëm i ngadaltë i rrahjeve të zemrës mund të vijë si rezultat i një problemi serioz.

Disa simptoma të zakonshme të brakikardisë mund të jenë:

  • Një ndjenjë lodhje dhe dobësie
  • Rënie të fikëti dhe marrje mendsh
  • Hutim
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Vështirësi në frymëmarrje gjatë aktivitetit fizik

Nëse brakikardia shkaktohet nga një problem serioz shëndetësor, dhe një person nuk kërkon trajtim, mund të shfaqen simptoma më të rënda.

Ato përfshijnë:

  • Arrestin kardiak, që do të thotë që zemra ndalon rrahjet
  • Dhimbje gjoksi
  • Tension i lartë apo i ulët gjaku
  • Infarkt

Matja e rrahjeve të zemrës

Një person mund ta kuptojë shpejtësinë e rrahjeve të zemrës duke matur pulsin. Në mënyrë që të testohet në mënyrën e duhur për një shpejtësi të ulët të rrahjeve të zemrës, një person duhet të matë pulsin gjatë pushimit, domethënë të shmangë matjen e tij menjëherë pas zgjimit ose pas aktivitetit fizik.

Nëse numri i rrahjeve është më i ulët se 60 rrahje për minutë, një person ka brakikardi.

Fëmijët dhe të rinjtë kanë rrahje më të shpejta zemre se sa të rriturit. Rrahjet e zemrës tek fëmijët deri në moshën 12 vjeç janë si më poshtë:

  • Të posalindurit: 100 deri në 180 rrahje për minutë
  • Bebet: 80 deri në 150 rrahje për minutë
  • Fëmijët e moshës 2 – 6 vjeç: 75 deri në 120 rrahje për minutë
  • Fëmijët e moshës 6 – 12: 70 deri në 110 rrahje për minutë

Rrahjet e ngadalta të zemrës tek fëmijët, sidomos tek të porsalindurit, janë shqetësuese dhe një emergjencë mjekësore.

Burimi: Medical News Today

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here