Shpiket dysheku që “nuhat” tradhtinë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

dyshek

Një kompani spanjolle ka krijuar një dyshek të teknologjisë së lartë, i cili njofton blerësit nëse partnerët e tyre i kanë tradhtuar. Dizajni i “Smarttress” është si të gjithë dyshekët e tjerë, vetëm se është i pajisur me sensorë që zbulojnë lëvizjet dyshuese në shtrat. Nëse zbulojnë aktivitete dyshuese në lidhje me kohën e përdorimit, frekuencën, intensitetin dhe shpejtësinë, atëherë njoftojnë menjëherë blerësin nëpërmjet një aplikacioni në telefon.

“Nëse partneri nuk është besnik, të paktën keni dyshekun që nuk ju tradhton kurrë”, është slogani i përdorur nga kompania Durmet.

Kompania e ka krijuar këtë dyshek duke parë numrin e madh të tradhtive që bëhen midis çifteve. Sondazhet e fundit kanë treguar se spanjollët janë më të pabesët në botë sa i përket marrëdhënieve në çift.

Dysheku kushton rreth 1700 dollarë.

Burimi: The Telegraph / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?