“Shtypni” mbi këtë pikë dhe shikoni çfarë do t’ju ndodhë!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

pikeNëse ushtroni presion mbi pika të caktuara në duart tuaja, mund të lehtësoni dhimbjet në pjesët e tjera të trupit, pasi çdo pikë e duarve është e lidhur me ndonjë organ apo emocion. Nëse ushtroni pak presion në këtë pikë për 3-5 sekonda duke marrë frymë thellë dhe ngadalë, do të zgjidhni shumë probleme. Ja si të veproni:

Gishti i madh – rregullon problemet në shpretkë, stomak, problemet e depresionit dhe ankthit, pra në qoftë se ndjeheni keq emocionalisht, keni dhimbje stomaku apo koke, mund të shtypni në majë të gishtit të madh për të rikthyer ekuilibrin.

Gishti tregues – rregullon fshikëzën dhe veshkat, menaxhon ndjenjat e zhgënjimit, frikën, dhe konfuzionin. Shtypni mbi këtë pikë për lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit, dhimbjes të muskujve dhe urthin.

Gishti i mesit – ju ndihmon me problemet e mëlçisë dhe fshikëzës. Nëse keni probleme me durimin, ndjeheni nervoz apo të pavendosur, mund të përmirësoni gjendjen tuaj duke shtypur këtë pikë. Vizioni, qarkullimi i gjakut do të përmirësohen dhe çdo dhimbje menstruale apo dhimbjet e shkaktuara nga migraina do të zhduket.

Gishti i unazës – stimulon zorrën e trashë dhe mirëfunksionimin e mushkërive. Për të përmirësuar emocionet si frika dhe negativiteti, ushtroni presion mbi këtë pikë.

Gishti i vogël- zemra është e lidhur me këtë pikë. Gjithashtu mund ta shtypni atë kur ndjeheni nervoz, të shqetësuar,  të pasigurt, ose kur keni probleme me kockat, fytin dhe tretjen.

Burimi: keepyourbody.com

               http://www.topnaturaltips.com/

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit