Shumë gjumë për t’u shëruar nga gripi

Gjumi ndihmon në luftën kundër gripit: për ta konfirmuar saktësinë e një prej parimeve të gjysheve tona është zbulimi i një proteine në trurin e minjve, e cila gjum 2rezulton se përmirëson aftësinë e shërimit. Studimi i kryer nga Universiteti i Uashingtonit, drejtuar nga Xhejms Kruger, u publikua në revistën “Brain, Behavior and Immunity”. Ai mund të çojë në krijimin e ilaçeve të reja për të luftuar gripin në një mënyrë krejt tjetër.

Mbi këtë aspekt hedh dritë studimi i cili zbuloi një mekanizëm veprues në një molekulë të prodhuar nga truri, të quajtur Acpb. Kjo proteinë gjatë gjumit shkakton një sërë veprimesh antiinflamatore që luftojnë simptomat e gripit, duke favorizuar procesin e shërimit.

Për të arritur në këtë përfundim, shkencëtarët analizuan kursin e gripit të provokuar nga virusi H1N1 në dy grupe minjsh: njëri grup i shëndetshëm dhe tjetri i privuar gjenetikisht nga proteina Acpb.

Minjtë normalë u përgjigjën normalisht dhe fjetën shumë, ndërsa ata të privuar nga kjo proteinë fjetën më pak, duke pasur shenja më të rënda të sëmundjes dhe vdekshmëri më të lartë.

Zbulimi mund të ndikojë në zbulimin e një gjenerate të re ilaçesh në formë spërkatësish në hundë me bazë acpb-në për të ndihmuar trupin të luftojë gripin./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet