Shumë kafe kundër kancerit të lëkurës?

Të pish katër filxhanë kafe në ditë ul rrezikun e kancerit të melanomës së lëkurës. Një sugjerim i tillë vjen nga një studim amerikan, i koordinuar nga Erikka Loftfield, kërkuese e Institutit Kombëtar të Kancerit, Departamenti i Çështjeve Gjenetike dhe Epidemiologjisë së Kancerit.

kafe 1Për të parë nëse kishte një lidhje mes pirjes së kafesë dhe kancerit të lëkurës, kanceri i pestë më i shpeshtë në Shtetet e Bashkuara, që në vitin 2013 ishte shkak për 9500 vdekje, kërkuesit analizuan të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit. Informacionet mbi konsumin e kafes u morën për 447357 persona përmes një pyestësori të kryer në vitet 1995/1996, me një vazhdimësi prej 10 vjetësh, në kuadër të të cilit u evidentuan 2905 raste të melanomës malinje.

Të gjithë subjektet e përfshira në analizë, rezultatet e të cilëve u publikuan në “Journal of National Cancer Institut”, nuk kishin në fillim tumore dhe vlerat relative të ekspozimit në rrezet ultravjollcë, treguesi i masës trupore, mosha, gjinia, aktivitetit fizik, konsumi i alkoolit dhe duhant u rregulluan nga kërkuesit. Rezultoi se konsumi i lartë i kafes, sigurisht i dëmshëm për ata që vuajnë nga ulcera, tensioni i lartë i gjakut apo pagjumësia, rezultonte i kundërt me melanominë malinje, me një rrezik 20% më të ulët tek ata që konsumonin 4 kafe në ditë.

Efekti i bazuar në statistika është i bazuar në kafen me kafeinë, por jo atë pa kafeinë. Gjithsesi, ky studim është më tepër për melanomën në stadin zero apo ende i izoluar në shtresat e sipërme të lëkurës. Studiuesit thonë se ka ende punë për të vërtetuar plotësisht lidhjen e kafesë me melanomën./ Ansa

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit