Kryefaqja Lifestyle Si e prek të ftohtit zemrën? Çfarë duhet të kemi kujdes?

Si e prek të ftohtit zemrën? Çfarë duhet të kemi kujdes?

0
Shpërndaje

Dr. Alket Koroshi, mjek nefrolog

Për shkak të rënies së menjëhershme të temperaturës, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet grupeve vulnerabël, si të moshuarit, personat me sëmundje kronike, sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.

Në fakt, trupi i njeriut tregon përshtatshmëri të madhe.

Por kur kushtet mjedisore devijojnë nga ajo që është e zakonshme për çdo popullsi, mund të vërehen efekte negative shëndetësore.

Studimet kanë treguar se temperaturat në rënie rritin vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet, si dhe nga ngjarjet kardiovaskulare. Rritja e sëmundjeve kardiovaskulare mund të arrijë në 7% për çdo rënie të temperaturës prej 10°C.

Efektet e të ftohtit në sistemin kardiovaskular

Ekspozimi ndaj të ftohtit, sidomos kur kombinohet me sforcim fizik, rrit punën e zemrës dhe mund të shkaktojë simptoma të ishemisë kardiake si dhimbje gjoksi, por edhe infarkt miokardi.

Gjithashtu, për të mbrojtur veten nga i ftohti dhe për të reduktuar humbjen e nxehtësisë, trupi shkakton vazospazmë, që rezulton në rritje të rezistencës vaskulare, si dhe presionit të gjakut.

Kjo vazospazmë, përveç rritjes së presionit të gjakut me efekte negative në vetë zemrën, mund të “zgjerohet” edhe në enët që furnizojnë zemrën me gjak, duke përkeqësuar ngushtimet e enëve të gjakut që ekzistonin më parë tek pacientët me probleme kardiake.

“Ka edhe të dhëna që tregojnë një rritje të mpiksjes në kushtet e të ftohtit të rëndë me një rritje të pritshme të ngjarjeve trombotike që mund të ndodhin, qoftë si goditje në tru apo infarkt miokardi”,

Çfarë duhet të bëni për t’u mbrojtur nga i ftohti?

Mjeti parësor i parandalimit është reduktimi i ekspozimit ndaj të ftohtit. Duhet të minimizojmë lëvizjet, të veshim rrobat e duhura dhe kur duhet të lëvizim, duhet bërë në kushtet më të mira të mundshme, me reduktim të kohës së udhëtimit dhe me tendosje sa më të vogël fizike.

Pacientët me një histori të njohur kardiake nuk duhet të neglizhojnë trajtimin e tyre. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet medikamenteve të marra për hipertensionin, pasi trajtimi mund të ketë nevojë të modifikohet.

Është gjithashtu e rëndësishme që të keni marrë masa profilaktike për t’u mbrojtur nga infeksionet respiratore (kur rekomandohet nga mjekët tanë), pra të jeni të vaksinuar kundër virusit të gripit, dhe pneumokokut .

Për më tepër, konsumimi i alkoolit nuk mbron nga humbja e nxehtësisë, por mund ta rrisë atë duke përkeqësuar efektet hemodinamike kardiovaskulare të të ftohtit.

Në çdo rast kur për çfarëdo arsye shfaqen simptoma të tilla si dhimbje gjoksi, marrje fryme apo shqetësim, atehere pacientet duhet të kontaktojnë menjëherë mjekun.

Duke qenë se efektet e ndryshimeve mjedisore në sistemin kardiovaskular janë të rëndësishme, përgatitja e duhur, informimi dhe zbatimi i sjelljeve mbrojtëse janë thelbësore si për të shëndetshëm ashtu edhe për ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here