Si mund të kurohet zgjebja?

Përshëndetje! Doja t’ju pyesja lidhur mbi shqetësimin tim. Jam diagnostikuar me zgjebe rreth një vit më parë, por s’po më kalon. Kam kruajtje të forta sidomos natën. Kam marrë dhe mjekim, por pa rezultat.

Përgjigjet Selman Lirza, mjek dermatolog në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë.

Zgjebja (scabies) apo kroma është një sëmundje lëkure ngjitëse e shkaktuar nga një parazit të quajtur sarcoptes ( scabies). Zakonisht trajtohet mirë dhe kalon brenda pak ditëve, por në rast se neglizhohet/ nuk trajtohet në kohë mund të kthehet edhe në dermatit të egzematizuar post skabioz. Në varësi të rastit, mund të trajtohet me antistaminik, kortizonik, lokalisht ose nga goja. Trajtimi është familjar, pra duhet të mjekohen të gjithë pjesëtarët e familjes, pa harruar që duhet bërë sterilizimi i teshave.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës