Si mund të ulim nivelin e yndyrave në gjak pa medikamente…

 

Përshëndetje! Ju lutem, a mund të më jepni ndonjë informacion për yndyrat e tepërta në trup? Si mund të ulen në mënyrë natyrale, pa ilaçe?

Përgjigjet Dr. Ali Hoxha, mjek kardiolog në Qendrën Shëndetësore Nr. 1, Tiranë.

Ndër shkaktarët kryesorë të rritjes së nivelit të yndyrave në gjak është mënyra e ushqyerjes. Një dietë e pasur kryesisht me yndyra shtazore, sidomos me mishin e bagëtive të imëta, por edhe mbipesha, sëmundja e diabetit, trashëgimia dhe sidomos abuzimi me alkoolin, ndikojnë mjaft në shfaqjen e këtij problemi.

Kështu që për uljen e nivelit të yndyrave në gjak këshillohet një dietë e shëndetshme. Të evitohen në maksimum yndyrat shtazore, dhjamërat, lyrat, gjalpi, të bëhet kujdes me konsumin e vezës, sepse, siç dihet, një vezë ka 4-5 gramë kolesterol. Të bëhet kujdes me përdorimin e ushqimeve të përpunuara, sidomos sallamin etj.  Sa më shumë aktivitet fizik në natyrë, ushqime të freskëta, të papërpunuara dhe mundësisht vetëm të ziera./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit