Si mund t’i heq pikat e zeza?

Violeta Dajci

Dermatologia Violeta Dajçi

Përshëndetje! Jam një djalë 17 vjeç, kam afërsisht që në moshën 12-13 vjeç pika të zeza jo puçrra, si mund t’i heq?

Përgjigjja nga dermatologia Violeta Dajçi

Pikat e zeza ose komedonet janë sekrecione yndyrore të poreve të lëkurës  dhe papastëri  të sipërfaqes së saj nga ambienti i jashtëm. Këto komedone mbyllin poret e lëkurës duke penguar sekretimin e tyre normal dhe duke shërbyer si ambient i përshtatshëm për zhvillimin e mikrobeve të cilët më pas japin aknen.

Një metodë për trajtimin  e pikave të zeza është heqja mekanike e tyre. Kjo realizohet në klinikat dermato-estetike, në kushte sterile, pas trajtimit me masazh dhe avull të cilat ndihmojnë hapjen e poreve. Nuk lejohet të punohet me këtë metodë në rastet kur ka filluar inflamimi dhe infeksioni i lëkurës.

Në sqarimim e mësipërm se ç’janë pikat e zeza, që juve ju shqetësojnë, unë ju kam sqaruar sesi formohen, duke dashur t’ju ndihmoj si t’i parandaloni ato, dmth të bëni larje të shpeshtë të fytyrës për të eliminuar yndyrën dhe papastëritë.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës