Si ndikojnë ambientet e shtëpisë në eliminimin e alergjive

Alergjitë  zakonisht shfaqen gjatë javës së dytë të muajit gusht dhe në fillim të shtatorit. Pluhuri, myku, lagështia e vjeshtës ndikojnë në shfaqjen e alergjive të ndryshme në trup.

shtepiPër të mbajtur simptomat nën kontroll, provoni këto truke të habitshme të ekspertëve, të cilat kanë lidhje me dhomën tuaj të gjumit.

Filloni nga shtrati: lërini çarçafët të ekspozuar ndaj diellit gjatë ditës, kështu djersa që lëshon trupi natën do të thahet. “Nëse pluhuri përzihet me lagështirën, do të jeni më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme të lëkurës dhe infeksioneve sezonale”, thotë dr. Ramesh. Lani çarçafët me ujë të nxehtë.

Përdorni kondicionerin: Të gjithë e dimë, asgjë nuk krahasohet me erën e freskët të vjeshtës që vjen përmes dritares. Por, me këtë ajër të freskët vijnë edhe alergjitë e stinës, gjethet dhe myku që mund të nxisë simptomat e alergjive stinore. Dr. Ramesh këshillon të mbani dritaret mbyllur.

Kondicioneri gjithashtu ul lagështinë në ajër dhe mban nën kontroll pluhurin dhe mykun në shtëpi.

Pastroni dyshemenë me detergjentët e posaçëm: zgjidhni me kujdes produktet me të cilat pastroni shtëpinë. Ato janë faktori kyç në mbajtjen larg të alergjive nga shtëpia dhe nga trupi juaj. Një ide e mirë është të mbani gjithmonë këpucët jashtë ambienteve ku qëndroni zakonisht.

Nëse vazhdoni të keni probleme edhe pas praktikimit të këtyre trukeve konsultohuni me mjekun. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?