Si ndikojnë ngjyrat në sjelljen tonë

Ngjyra e kuqe konsiderohet si ngjyra që ndez pasionet, ndërsa bluja ngjyra që na fal qetësi.

E bardha simbolizon pastërtinë, ndërsa roza ul agresionin, prandaj dhe qelitë e burgut shpesh janë të lyera me këtë ngjyrë.

Por sipas studimeve të fundit, ndikimi që ngjyrat kanë në sjelljen tonë, është më i madh se sa mund të mendohet.

Ajo që ndodh vërtet, është se njerëzit lidhin ngjyrat me momente të caktuara në jetën e tyre, duke identifikuar kështu ngjyrën me momentin apo me mënyrën si janë ndjerë.

Supozohet se ngjyra blu lidhet me situata të qeta, pasi blu është deti dhe qielli që zakonisht kur i shohim, na japin ndjenjë qetësie.

lule colorsPas shumë aludimesh në lidhje me ndikimin që kanë ngjyrat në gjendjen tonë shpirtërore, hulumtuesit e universitetit “British Columbia” janë përpjekur të sqarojnë situatën për të gjithë nëpërmjet një prove.

Ata ulën pjesëmarrësit e studimit para ekraneve të kompjuterit me fushë të kuqe dhe blu dhe rezultoi se testet e kujtesës u realizuan më mirë në ekranet me fushë të kuqe e ndërsa detyrat krijuese u realizuan mirë në ekranet me fushë blu.

Hulumtuesit treguan se ngjyra e kuqe sinjalizon shmangien, pasi përdoret shumë herë si ngjyrë korektive e gabimeve që në shkollat fillore. Ndërsa ngjyra blu inkurajon procesin e të menduarit.

Një studim tjetër është kryer për të parë efektet e mureve rozë tek të burgosurit. Në Zvicër 20 % e mureve të burgjeve dhe stacioneve të policisë  janë ngjyrë rozë. Sipas studiuesve, kjo ngjyrë është më efektive për uljen e agresionit tek të dënuarit, ndërkohë që një studim tjetër e hedh poshtë këtë teori duke treguar se ngjyra e mureve nuk ka rëndësi në nivelin e agresionit e disa të tjerë thonë se mund të ndikojë për keq pasi përfaqëson ngjyrë femërorë dhe shumë të dënuar nuk e preferojnë si ngjyrë muri.

Ekzistojnë studime që kundërshtojnë njëri-tjetrin përsa u përket ngjyrave dhe sjelljes tonë, por momentalisht dekorimi i brendshëm mund të konsiderohet thjesht një përzierje e shijes personale dhe artistikes./ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet