Si ndikojnë pijet e ndryshme dhe ushqimi në pagjumësi?

  1. fle gjume burreMundohuni të mos pini alkool (apo edhe duhan) së paku 2 orë para se të flini. Shumë njerëz mendojnë se një gotë para gjumit të ndihmon të flesh mirë. Është e vërtetë që 1 ose 2 pije gjatë darkës/natës mund t’ju bëjnë të ndiheni më të relaksuar pas darke, por disa orë më vonë ju pengojnë arritjen e një gjumi të thellë. Alkooli bëhet 2 herë shkak për prishje gjumi sepse ju bën të çoheni natën për të urinuar dhe kjo gjë ju zgjon.
  1. Shmangni stimulantët – kafe, alkool. Qëndroni larg nga çdo pije që ka kafeinë para se të flini. Ato ju bëjnë hiperaktivë. Mos i pini të paktën 6 orë para gjumit. Tyramine hyn në kategorinë e stimuluesve. Ushqimet që kanë tyramine janë: sheqeri, sallami, spinaqi, vera, domatja, lakra, turshitë, patatja, patëllxhani, proshuta, djathi, çokollata.
  1. Shmangni pijet energjike, sepse janë të larta në kafeinë dhe aminoacidin taurine, që nxit vigjilencën dhe adrenalinën. Studimet tregojnë se nëse pini nga këto pije, ndonjëherë edhe qysh në fillim të ditës, doza e lartë e kombinuar e taurinës dhe kafeinës vështirëson fjetjen.
  1. gjum33Pakësoni sasinë e lëngjeve që konsumoni para gjumit (2 orë). Nëse fshikëza është plot, do të zgjoheni në mes të natës dhe nuk do të jeni në gjendje për të fjetur përsëri.
  1. Shmangni konsumimin e kripës së shumtë në mbrëmje.
  1. Çrregullimet e tretjes janë një burim i zakonshëm i problemeve të gjumit, por shumë njerëz nuk e bëjnë lidhjen. Mos hani gjëra pikante, si: salcë domate, djegëse, pica etj, para gjumit, sepse irritojnë stomakun dhe ju mbajnë zgjuar. Ushqimet acide e pikante mund të shkaktojnë urth dhe simptoma të tjera që ndërpresin gjumin. Po ashtu edhe proshuta, salçiçet përmbajnë nivele të larta të një stimuluesi të trurit që na bën të ndihemi vigjilent.
  1. Shmangni ngrënien e ushqimit të paktën 2 orë para gjumit. Nëse vendosni për të ngrënë diçka, hani banane, hurma, fiq, qumësht, arrë, ton, kos. Këto përmbajnë një ndihmës natyral gjumi. Çaji i kamomilit ju ndihmon të flini. Gjithashtu, mund të provoni një gotë me qumësht të ngrohtë dhe mjaltë, të cilat ju relaksojnë dhe ju ndihmojnë të flini.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore