Si ndikon konsumimi i Coca-Colës me klorat në shëndet

Lajmi se nivelet e klorateve në Coca-Cola janë shumë të larta ka shkaktuar shqetësim në disa shtete evropiane, ku edhe po bëhet tërheqja e tyre nga tregu.

Por, çfarë janë kloratet dhe si ndikojnë në shëndet?

Kloratet janë kimikate që mund të formohen gjatë procesit të përpunimit të disa ushqimeve dhe pijeve, përfshirë Coca-Colën, si rezultat i përdorimit të klorit për pastrimin e ujit.

Nëse nivelet e klorateve janë të larta, ato mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, përfshirë dëme në veshka, tension të lartë të gjakut, dhe mund të ndikojnë në funksionin e trurit.

Konsumimi i rregullt i kësaj pijeje mund të ulëgjithashtu  thithjen e jodit nga organizmi, çka shkakton probleme me tiroiden, dhe për këtë arsye është një faktor risku për shumë sëmundje, sidomos tek gratë që përjetojnë mbipeshë dhe humbje flokësh.

Rreziqet shëndetësore që lidhen me pijet me sheqer – përfshirë obezitetin, diabetin e tipit 2 dhe prishjen e dhëmbëve – janë të dokumentuara mirë. Hulumtimet kanë sugjeruar madje se konsumimi i një kanaçe Coca Cola mund të ndikojë në trup brenda një ore.

Një kanaçe e vetme përmban 39 gram sheqer të shtuar , ekuivalente me gati 10 lugë çaji. Kjo e tejkalon shumë kufirin ditor të rekomanduar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) prej gjashtë lugë çaji për një shëndet optimal.

Pirja e vetëm një kanaçe në ditë mund ta shtyjë një individ përtej këtij pragu, duke rritur rrezikun e komplikimeve shëndetësore afatgjata.

Megjithatë, prania e acidit fosforik maskon ëmbëlsinë dërrmuese, duke i lejuar njerëzit ta konsumojnë atë pa shqetësime. Acidi fosforik, një aditiv pa ngjyrë, përdoret për të rritur aciditetin dhe për të parandaluar rritjen e baktereve dhe mykut në pijet me sheqer. E ka origjinën nga fosfori, një mineral natyral thelbësor për rritjen, mirëmbajtjen dhe riparimin e indeve dhe qelizave.

Ndërsa fosfori është jetik për këto funksione, marrja e tepërt mund të varfërojë kalciumin – një lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin e kockave dhe muskujve. Mungesa e kalciumit rrit rrezikun e osteoporozës, një gjendje që dobëson kockat dhe i bën ato më të prirura ndaj frakturave./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet