Si ta ktheni kafen në një produkt bukurie

Mbushur me antioksidues, kafja mund të luftojë plakjen e lëkurës duke eliminuar toksinat dhe duke ju mbrojtur lëkurën nga ndotja, tymi i duhanit, dhe më shumë.

kafeine kafeKafeina është tepër e dobishme në rutinën tuaj të bukurisë. Ja disa këshilla që mund t’i ndiqni për të pasur lëkurë të mrekullueshme.

Për fytyrën: Përzieni 2 lugë kafe me 2 lugë pluhur kakao, 3 lugë qumësht të freskët dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikoni një shtresë nga kjo përzierje në fytyrën tuaj. Lëreni për rreth 15 minuta pastaj hiqeni me një leckë të ngrohtë.

Për flokët: Kur masazhoni lëkurën e kokës me kafe, kafeina e ndodhur në kafe mund të stimulojë rritjen e flokëve.

Në një tenxhere hidhni pak kafe, pastaj shtoni gjysmë gotë me ujë. Ndërkohë që bëni dush, derdhni këtë përzierje mbi flokë dhe për 20 minuta mbështillni flokët me një qese plastike. Më pas lani flokët si zakonisht me ujë të ngrohtë.

Për trupin: Përzieni së bashku 1 filxhan llum kafeje me ½ filxhan sheqer të bardhë ose ngjyrë kaf dhe 1 filxhan vaj kokosi. Bëjini masazh trupit dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë.

Kur aplikohet në lëkurë, kafja mund të ndihmojë për të eliminuar yndyrën nga lëkura.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Health.com

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi