Si ta luftoni mungesën e vitaminës D gjatë dimrit

Nisur nga fakti që ardhja e sezonit dimëror sjell një ulje të ndjeshme në praninë e vitaminës D në organizmin tonë, ky artikull do t’ju ndihmojë të gjeni të tjera mënyra për ta parandaluar diçka të tillë. Për këtë arsye përpiquni të konsumoni:

Suplementet: Gjatë muajve të verës, njerëzit arrijnë të prodhojnë sasi të mjaftueshme të vitaminës D, për shkak të ekspozimit më të tepërt në diell. Mirëpo gjatë ditëve të dimrit, për ta mbajtur nivelin e duhur të kësaj vitamine në organizëm, duhet patjetër të përdorni suplemente.

Kërpudhat: Lëkura e kërpudhave ka aftësi të prodhojë vitaminë D, në të njëjtën mënyrë, që lëkura e njerëzve e prodhon atë gjatë verës. Konsumimi i tyre gjatë ditëve të dimrit, është mënyra më e mirë për ta arritur sasinë e duhur të vitaminës D në organizëm.

Vaji i peshkut: Edhe pse shumë pak ushqime përmbajnë këtë lloj vitamine, gjithsesi ju mund ta rrisni nivelin e saj duke përdorur disa lloje të salmonit.

Drithërat: Një nga ushqimet e pakta, që mund të stimulojnë prodhimin e vitaminës D janë drithërat. Konsumimi i drithërave në mëngjes e rrit nivelin e kësaj vitamine në organizëm.

Merluci: përkatësisht vaji i këtij lloji të peshkut, ka aftësi ta stimuloj prodhimin e vitaminës D.

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve