Si ta përdorni kripën për të pastruar shtëpinë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Kripa është një nga përbërësit që nuk mungon asnjëherë në kuzhinën tonë. Shekuj më parë konsiderohej si e çmuar, ndërsa tani und ta blini me një çmim shumë të arsyeshëm.

Përdorimi i tepruar i kripës shkakton disa efekte anësore në shëndet, si hipertension, probleme me veshkat etj. Megjithatë, ajo mund t’ju ndihmojë shumë për pastrimin e shtëpisë. Prandaj, nëse doktori ua ndalon konsumimin e kripës në sasi të tepruar, përdoreni atë për pastrimin e shtëpisë.kripe_shtepi

Si ta përdorni kripën në shtëpi?

  • Mbani lulet të freskëta për një kohë të gjatë duke shtuar pak kripë me ujë në vazo.
  • Ndaloni rritjen e barërave të këqija në oborrin tuaj duke shpërndarë kripë në vendet ku rriten ë shumë.
  • Hiqni akullin nga rruga ose trotuari duke hedhur kripë.
  • Mbani milingonat larg duke shpërndarë kripë në hyrjet e shtëpisë, si përreth dritareve dhe poshtë derës.
  • Thani rrobat gjatë dimrit duke hedhur një dorë kripë në ciklin e fundit të larjes, kështu ata nuk do të ngrijnë kur t’i ndeni.
  • Largoni aromën e keqe tek këpucët duke hedhur kripë brenda tyre para se t’i lani.

Si ta përdorni kripën për të pastruar shtëpinë?

  • Hiqni të gjitha gjërat e derdhura në sobë gjatë gatimit. Hidhni pak kripë në sobë dhe pastrojeni me një pecetë të lagur.
  • Pastroni njollat e verës në rroba. Vendosi pak kripë tek pjesa ku është bërë pis dhe fërkojeni me shumë kujdes. Lëreni për pak minuta dhe më pas e lani rrobën. Nëse keni derdhur verë pa dashje në qilim, hidhni pak kripë dhe pastrojeni me një copë të lagur. Më pas e fshini me fshesë korenti.
  • Hiqni akullin nga frigoriferi. Hidhni kripë dhe ujë mineral në derë dhe brenda frigoriferit, lëreni për pak minuta dhe më pas hiqni akullin dhe e pastroni.
  • Hiqni njollat e ndryshkut nga rrobat duke përzier një grimë të vogël të kripës me lëng limoni. Më pas lëreni të thahet pak në diell dhe në fund e lani si zakonisht.
  • Hiqni njollat e bardha tek mobiliet prej druri, të shkaktuara nga objekte si vazo apo diçka e njomë. Aplikoni pak vaj dhe kripë tek mobiliet, dhe pastrojeni me një copë.
  • Hiqni erën e keqe nga kavanozat ose shishet plastike. Hidhni një lugë gjelle brenda tyre dhe lëreni për pak minuta. Më pas i lani me detergjent, si zakonisht.
  • Hiqni yndyrën dhe aromën e keqe nga lavamani. Përzieni pak kripë me uthull molle dhe hidheni direkt në lavaman. Më pas e shpëlani me ujë.

Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut