Si të dalloni fryrjen nga kilogramët e tepërt

 

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Vera do të vijë së shpejti dhe shumë prej nesh duam të dukemi sa më perfekt. Por, ka raste kur fryrja e barkut nuk largohet pavarësisht përpjekjeve tona të shumta.

Instruktori i i disa personazheve të njohur, James Duigan, ka zbuluar disa nga shkaktarët e fryrjes së barkut që nuk kanë lidhje me kilogramët e tepërt.

Shkaktarët

  • Jeta sedentare
  • Dëshira e vazhdueshme për të ngrënë ëmbëlsira
  • Teprimi me alkoolin
  • Përfshirja e shumë ushqimeve të pasura në sheqerna dhe karbohidrate të përpunuara (ëmbëlsira, biskota dhe bukë e bardhë) ose karbohidrate me niseshte (makarona ose oriz) në dietë.

Si të shpëtoni prej tyre:

  • Konsumoni alkool në sasi të moderuar.
  • Ndiqni një dietë më të shëndetshme. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe ato me shumë yndyra e sheqer. Konsumoni vezë, mish pa dhjamë, perime dhe fruta, si dhe yndyra të shëndetshme, si avokado, fruta të thata dhe peshk.
  • Gjeni kohë për t’u stërvitur

Fryrja e barkut si pasojë e stresit

Shkaktarët

  • Stresi kronik (nivelet e larta të stresit)
  • I anashkaloni shpesh vaktet
  • Konsumoni shumë kafe
  • Vuani nga sindroma e zorrës së irrituar
  • Ushqeheni jo-shëndetshëm

Si të shpëtoni prej tyre:

Shkoni në shtrat më herët: Mungesa e gjumit ju vendos në gjendje stresi, dhe ky i fundit ndërpret prodhimin e leptinës, hormoni që rregullon oreksin dhe metabolizmin.

Qetësohuni para se të flini: Teknikat e frymëmarrjes, një dush i ngrohtë pse meditimi mund t’ju vijnë në ndihmë në këtë rast. Përpiquni mos të konsumoni kafe në mbrëmje.

Mos e teproni me ushtrimet: Bëni joga, një shëtitje të lehtë ose edhe ushtrime në palestër, por pa e tepruar.

Përfshini magnez në dietë– Magnezi është një mineral ‘relaksues’ që gjendet tek perimet e gjelbra, frutat e thata,

Burimi: Bright Side / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale