Si të eliminoni dhjamin në kurriz me këtë metodë efektive!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

dhjam ne kurrizShpesh mënyra jo e përshtatshme e të ushqyerit, pengon tretjen e ushqimit, duke shkaktuar dhjamë në pjes ëtë veçanta të trupit. Një nga këto pjesë është edhe kurrizi, i cili në raste jo të rralla akumulon një sasi të konsiderueshme dhjami, gjë që ndikon së tepërmi në mirëqënien fizike dhe mendore të individit.

Depozitimi i dhjamit në kurriz dhe në pjesën sipër xhinseve mund të jetë shenjë e një problemi me hormonin e insulinës, që rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe në këtë rast problemi mund të çojë në depozitim të dhjamit edhe mbi ije. Një dietë me sheqer detyron trupin që të nxjerrë jashtë insulinën. Por me kalimin e kohës nëse sheqeri mbetet i lartë atëherë qelizat nuk do të kundërpërgjigjen më siç duhet, duke shkaktuar kështu prodhimin e një sasie më të madhe insuline dhe si pasojë do të kemi një tepri glukoze në gjak dhe shëndoshje në zonat e sipërme. Për të ndryshuar situatën duhet që të menaxhojmë karbohidratet dhe sheqernat në dietën tonë. Pra, në këtë rast, vlen dieta mesdhetare dhe shmangia e teprimeve me alkool, bukë të bardhë, biskota, keke, patatina, oriz, ëmbëlsira dhe pije me gaz. Duhet konsumuar çdo lloj ushqimi i pasur në antioksidantë (që parandalon dëmtimin nga radikalet e lira dhe redukton rezistencën e insulinës) i tillë si kanella, karafili, barërat e freskëta, luleshtrydhet, manaferrat, brokoli, çaji i gjelbër.

Burimi: www.healthyandnaturalworld/https://shendeti.com.al

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?