Si të eliminoni dhjamin tek pjesa e ijeve

Mbani një ditar ushqimor: kjo pjesë është e rëndësishme kur është fjala për të humbur peshë. Ju duhet të shkruani çdo ushqim që konsumoni në mënyrë që të mund të keni një ide mbi kaloritë që merrni çdo ditë.

ijeMos anashkaloni mëngjesin: sigurohuni që të hani një mëngjes të shëndetshëm, kështu do të keni rezistencë përgjatë gjithë ditës.

Mundohuni të konsumoni karbohidratet të cilat janë në formën e drithërave sa më shumë të jetë e mundur. Mund të provoni oriz kaf, tërshërë dhe drithëra të tjera.

Ulni konsumimin e sheqerit: nëse shikoni se trupi grumbullon yndyrë shtesë në zonën e ijeve, atëherë duhet të ulni konsumimin e sheqerit.

Hani fruta dhe perime: Frutat dhe perimet janë ushqyese dhe përmbajnë pak kalori. Ato ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Një dietë e lartë në fibra ju ndihmon në procesin e humbjes së peshës.

Ushtrohuni (palestër ose vrap) 4- 5 ditë në javë: sigurohuni të bëni ushtrime të cilat ju ndihmojnë të digjni yndyrnat në formën e djersës.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Health Healthy Food and Advice

 

 

 

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit