Si të eliminoni strijat me këtë mënyrë efikase

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
strijaFenomeni “Strija” prek edhe femrat edhe meshkujt por por më të rrezikuara janë femrat. Ndryshe, strijat quhen çarje të lëkurës. Ato mund të formohen në kofshë, gjoks, bark, në pjesën e brendshme të krahëve, të ndenjura duke shkaktuar dëme të përhershme në lëkurë, për shkak se lëkura është më e hollë në këto zona dhe në rast shtatzënie tendoset më tepër se ç’duhet.

Gjithashtu, lëkura mund të çahet edhe në raste të tjera, për shembull të zhvillimeve të shpejta në trup (shtimi ose humbja në peshë) ose për shkak të një veprimtarie të tepruar në palestër. Ndër shkaqet më të shpeshta janë shtimi dhe rënia nga pesha, si dhe shtatzënia. Trajtimet e ndryshme që bëhen për të eliminuar këto shenja aspak të këndëshme nga lëkura, nxisin prodhimin e proteinave që ndihmojnë në elasticitetin e lëkurës.
Ju do t’ ju duhen përbërësit e mëposhtëm:
• 100 ml vaj palme, apo ndonjë tjetër vaj perimesh
• 250 gram sheqer
• 250 gr. Kripë
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku dhe aplikojeni masën e përfituar në zonën e prekur, duke masazhuar butë. Pas trajtimit, aplikoni pak krem hidratues.
Burimi: beautyëeightlos/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha