Si të “fikni” hormonet që shkaktojnë hollim të flokëve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Për shumë gra, flokët janë një pjesë e rëndësishme e asaj çfarë janë – prandaj dhe rënia e flokëve është një problem SHUMË I MADH. Doni ta dini cilët janë shkaktarët kryesorë të rënies së flokëve? Çrregullimet hormonale.

Kjo trashëgohet ose nga një çrregullim hormonal mjekësor (si çrregullimet e lidhura me tiroidet) ose nga një ngjarje traumatike (si operacioni ose rënia e flokëve në mënyrë drastike). Të dyja këto çojnë në rënie të nivelit të hormoneve që ndihmojnë në rritjen e flokëve (si estrogjeni dhe progesteroni) dhe rritje të niveleve të hormoneve që shkaktojnë rënie të flokëve, ai androgjeni dhe testosteroni. Kjo mund të zgjasë deri në 7 muaj, periudhë gjatë së cilës mund të mos vëreni rritje të flokëve.

Si ndodh: Rënia e flokëve ndodh që nga skalpi, prandaj ju mund të vëreni një bisht shumë të hollë.

Trajtimi: Ushqyerja e shëndetshme, meditimi, ushtrime të shumta janë trajtimet më të mira. Këto teknika ndihmojnë për të rikthyer trupin në gjendjen e tij natyrale. Që do të thotë: Folikulat  e flokëve mund të rikthehen në programin e tyre të rregullt (nuk ka një rregull, por mund të përgjysmojë periudhën e rënies së flokëve, nga 7 muaj në 3).

Përveç kësaj, nëse kjo gjendje është shkaktuar nga një problem hormonal i lidhur me gjendjen mjekësore, mjeku mund t’ju rekomandojë mjekime që rregullojnë nivelet  e hormoneve, si progesteron dhe pilulat për kontrollin e lindjeve.

Në këtë rast do t’ju ndihmonte edhe ndonjë ilaç i pasur me vitamina, minerale, aminoacide dhe adaptogjene, që luftojnë stresin dhe inflamacionin, dhe forcojnë sistemin imunitar.

Burimi: Women’s Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve