Si të flini më shpejt

Nëse keni probleme me gjumin dhe nuk mund të flini shpejt ,ne ju vijmë në ndihmë duke ju sugjeruar disa ushtrime të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të fini për 1 minutë.

sleep fast“4-7-8”, ushtrim me frymëmarrjen, ja si ta realizoni:

Qëndroni në një pozicion që është i rehatshëm për ju: ulur, në këmbë, shtrirë. Në qoftë se jeni ulur, mbani drejt shpinën.

Vendosni majën e gjuhës  pas dhëmbëve  të sipërme dhe mbajeni atje gjatë kohëzgjatjes së ushtrimit.

Praktikoni frymëmarrjen me gojë. Më pas merrni frymë me hundë.

Mbani frymën dhe numëroni deri në 7.

Merrni frymë nëpërmjet gojës, dhe numëroni deri në 8.

Ky është një cikël.

Përsëriteni ciklin 4 herë. Do bini në gjumë para se të përfundoni ciklin e katërt të ushtrimit.

Është e rëndësishme të ruani raportin e “4-7-8” gjatë praktikës. Shpejtësia e frymëmarrjes nuk është e rëndësishme, është raporti që sjell efekte pozitive.

Dr. Ueil sugjeron ta përdorni këtë teknikë edhe kur jeni duke kaluar një periudhë të vështirë, kështu mund të kontrolloni emocionet  dhe të prodhoni një reagim më të balancuar. Ai këshillon ta përsëritni këtë  ushtrim të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Si fillim bëni  4 cikle frymëmarrje. Pas një muaji, mund të bëni 8 cikle. Me kalimin e kohës, kur të mësoheni me rutinën e frymëmarrjes,  do të jetë më e lehtë për ta praktikuar atë në situata të përditshme sfiduese. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave