Si të flisni me partnerin rreth seksit

Seksi është temë veçanërisht e ndërlikuar për disa çifte kur vjen puna për të folur  hapur, e megjithatë shumë thonë se komunikimi është sekreti  për të pasur një marrëdhënie  seksuale të mirë.

rreth seksitÇiftet mund  t’i shtyjnë këto biseda për të shmangur disa ndjenja potencialisht të turpshme ose të pakëndshme. Ja si t’i kaloni këto situata dhe të flisni mbi ato që dëshironi të dini nga partneri juaj:

A mund të të bëj një pyetje personale? Përdorni këtë pyetje për t’u futur në temë dhe më pas vazhdoni me kërkesat që keni në lidhje me marrëdhënien tuaj seksuale.

Dua të diskutoj diçka me ty, ka lidhje me…: edhe kjo fjali është një fillim i mirë për t’i bërë me dije partnerit ato që dëshironi të dijë.

U kujtova për diçka sot: kjo do t’ju ndihmojë të nisni një bisedë që keni merak për ta diskutuar.

A mund të të tregoj një sekret? Gjithmonë më ka pëlqyer…:  dhe vazhdoni të shpalosni dëshirat tuaja pa u druajtur nga partneri. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?