Si të kemi higjienë perfekte, sipas ekspertëve

Nga Ilma Lamçe

Kur është fjala për rutinën tuaj të përditshme higjienike, nga pastrimi i dhëmbëve me pe dhe dushi në mbrëmje-mund të mendoni se keni gjithçka në kontroll, por këto bien poshtë nga ekspertët. Duke ndjekur këshillat e shoqatave mjekësore dhe profesionistëve, këtu do të gjeni hapat që duhet të ndiqni për të qenë të pastër, të shëndetshëm dhe të dukeni gjithnjë të kuruar.

  1. Sa shpesh duhet të lani flokët?

Përgjigja e shkurtër? Askush nuk ka nevojë të lajë flokët çdo ditë. Përtej kësaj, kjo varet nga lloji i lëkurës: nëse keni lëkurë normale ose të thatë, një ose dy herë në javë është e mjaftueshme.

  1. Sa shpesh duhet t’i lani dhëmbët?

Shoqata  Dentare Amerikane  rekomandon që t’i pastroni dhëmbët dy herë në ditë për dy minuta, edhe pse ata nuk specifikojnë se në ç’moment të ditës duhet të ndodhin këto larje. Për sa kohë që ju bëni një pastrim të mirë përpara se të flini, jeni në rregull. Ndërsa flini, goja prodhon më pak pështymë, gjë e cila shkakton kavitet.

  1. Kur është koha më e mirë për të vendosur antidjersë apo deodorant?

Koha ideale është para se të flini. Në këtë mënyrë, nëse keni përdorur një antidjersë, ka kohë të mjaftueshme për të mbyllur kanalet e djersës së sqetullës  para se të kenë një shans për të djersitur sërish në mëngjes. Shumica e antidjersave zgjasin 24 orë, prandaj mos u shqetësoni për në punë.

  1. Sa shpesh duhet të bëni dush?

Shumica prej nesh lahemi shpesh. Dermatologët  thonë se  duhet të lahemi një herë në dy-tri ditë, edhe pse kjo varet nga ku jetoni dhe sa shpesh ushtroni aktivitet fizik. Sa për debatin në mëngjes apo në mbrëmje? Kjo varet nga shumë faktorë, por nëse jeni të prirur ndaj lëkurës me yndyrë, idealja është të laheni në mbrëmje.

  1. Sa shpesh duhet t’i pastroni dhëmbët me pe?

Shoqata Amerikane e Dhëmbëve rekomandon ta përdorni fillin dentar një herë në ditë, edhe pse nuk dihet ende nëse ky pastrim është efektiv. Nuk është hulumtuar asnjëherë për pastrimin me fill, dhe, pa pasur prova, mendohet se kjo metodë nuk është e nevojshme.

  1. A duhet të bëni gargare?

Përdorimi i një larësi që përmban fluorid mund të ndihmojë në parandalimin e prishjes së dhëmbëve, por kujdes, nuk duhet ta përdorni menjëherë pas larjes së dhëmbëve. Jo të gjithë e kanë të nevojshme ta përdorin, prandaj është në dorën tuaj.

  1. Sa shpesh duhet t’i prisni thonjtë?

Kjo është në varësi të gjatësisë që ju dëshironi, por një herë në javë ose në dy javë është e mjaftueshme.

  1. Sa shpesh duhet t’i pastroni syzet?

Duhet ta bëni në mënyrë të rregullt, ose të paktën sa herë të shihni se kanë njollë. Nuk është e domosdoshme t’i pastroni me solucion, mjafton ujë dhe sapun, e më pas t’i fshini mirë me një copë pambuku.

  1. Sa shpesh duhet ta ndërroni briskun?

Kjo varet nga lloji i briskut, por nëse ai jua tërheq lëkurën, do të thotë se ka ardhur koha ta ndërroni. Në mënyrë që brisku të ketë jetëgjatësi, pas çdo përdorimi  duhet ta shpëlani me ujë të nxehtë dhe ta lini të thahet natyrshëm, në mënyrë që mos të ndryshket.

Burimi: Jo Tabu.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës