Si të kujdeseni për lëkurën rreth syve

Lëkura rreth syve tanë është shumë e hollë, delikate dhe ka më pak gjëndra vaji në krahasim me pjesën tjetër të fytyrës. Me rritjen, lëkura humbet kolagjenin dhe si pasojë kjo çon që lëkura nën sy të bëhet me rrudha dhe të thahet.

Ka shumë faktorë që mund të çojnë në krijimin e rrudhave rreth syve apo në krijimin e rrathëve të zinj, si ekspozimi ndaj rrezeve të diellit ose rrezeve blu.

Mënyra më e mirë për t’u kujdesur nën rrathët e syve është ndjekja e një rutine të caktuar.

Çfarë duhet të bëni?

Aplikoni një krem të mirë për mbrojtjen nga dielli çdo mëngjes për të parandaluar plakjen e lëkurës.

Mbajeni zonën nën sy të hidratuar.

Për të parandaluar krijimin e rrathëve të zinj nën sy është thelbësore që të masazhoni lehtë me gishta zonën rreth syve. Këshillohet dy herë në ditë.

Patatja është një ilaç i shkëlqyeshëm për të kuruar sytë e fryrë. Ajo ndihmon për të ulur inflamacionin. Pritini patatet në feta dhe mbajini në frigorifer. Vendosini çdo ditë mbi qepallat për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë. Aplikoni një krem ​​të mirë nën sy më pas.

Kastraveci, megjithëse nuk është aq i efektshëm sa patatja, gjithashtu ka veti mjaft pozitive për lëkurën. Kastravecin e prerë në feta të trasha aplikojeni sipër syve për 10 minuta.

Çaji i kamomilit ka veti natyrale antioksiduese dhe anti-inflamatore që ndihmojnë në zbutjen e kapilarëve të tendosur në zonën nën sy.

Domatet janë një burim i mirë i likopenit dhe ndihmojnë që lëkura të jetë e butë. Ndihmojnë gjithashtu në largimin e rrathëve të zinj poshtë syve.

Këto rutina të thjeshta natyrore mund t’ju ndihmojnë të hiqni qafe lehtësisht rrathët rreth syve. Është gjithashtu e rëndësishme që të flini në orarin e duhur, mos harxhoni shumë kohë para ekranit të telefonit ose kompjuterit. /Prevention

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet