Si të kuroni hemorroidet me trajtime natyrore

Hemorroidet prekin rreth 70% të njerëzve, para moshës 50 vjeçare. Ende konsiderohen tabu, gjë që i bën shumë njerëz të vonojnë trajtimin dhe të vuajnë për një kohë të gjatë. Ekzistojnë trajtime të ndryshme natyrore që mund t’ju ndihmojnë shumë në lidhje me këtë problem.

hemorroideVajrat esenciale mund të jetë një ide e mirë për të kuruar hemorroidet dhe janë të njohura si një zgjidhje afatgjatë për problemin tuaj.

 

Vajra esenciale përmbajnë një përqendrim të lartë të vitaminave, enzimave, shërbejnë si anti-inflamator dhe anti-infektive. Ata absorbohen me lehtësi nga lëkura dhe veprojnë shpejt.

Vajrat më të mira për të trajtuar hemorroidet

Vaj livando: ky vaj qetësues mund të përziet me vaj dëllinjë dhe të aplikohet për luftimin e inflamacionit. Një tjetër mënyrë për të përdorur atë mund të jetë gjatë dushit. Vaji i livandos gjithashtu mund të përdoret për lehtësimin e dhimbjeve dhe lehtësimin e alergjive.

Vaj selvi: ky vaj mund të përdoret i holluar me disa pika vaji bajame e ëmbël, avokado ose kokos, si dhe disa pika lëng limoni. Pas përzierjes aplikojeni përzierjen e holluar në zonën ku keni dhimbje.

Vaj kopra: i marrë nga fara dhe pjesë të tjera të bimës kopër, ky vaj ka nevojë të holloet me vaj bazë para se ta përdorni në zonat tuaja të ndjeshme. Kjo do të ndihmojë për të lehtësuar dhimbjen thumbuese.

Temjani: ky vaj ishte një nga dhuratat dhënë fëmijës Jezus. Për hemorroidet është sugjeruar të shtohen 2 deri në 3 pika në 2 lugë vaj bazë, dhe të masazhohen zonat e prekura.

Kamomil: një ilaç natyral që qetëson lëkurën e irrituar dhe ndihmon me lehtësimin e dhimbjeve. Hollojeni me vaj bazë dhe të aplikojeni direkt në zonën e prekur. Këto vajra i gjeni në farmaci./ Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit