Si të kuroni problemet me stomakun nëpërmjet farave dhe gjetheve të ftoit!

Përgatiti për www.shendeti.com.al

ftoiNë mjekësinë alternative, ftoi njihet si një nga frutat më të dobishme për kurimin e sëmundjeve që lidhen me stomakun.  Për qëllime mjekësore, këtij fruti i përdoren farat dhe gjethet e thara, si dhe tuli i fryteve.
Farat e ftoit përdoren si ekspektorante, laksativë.

Mjekët alternativë e kanë konsideruar si një mjet të fuqishëm dhe tepër efektiv që rregullon tretjen në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve si dhe ndihmon në kurimin e kollës. Gjethet e ftoit përdoren gjithashtu kundër diarresë.

Farat duhet të përdoren të plota. Ajo çfarë ju duhet të bëni: 1 lugë kafeje me fara ftoi hidhen në një enë ku shtohen 2 gota me ujë. Përmbajtja zihet për 10 minuta, lihet në qetësi 15 minuta dhe pastaj lëngu kullohet dhe pihet gjatë ditës.

Çaji nga gjethja përgatitet kështu: 10 gr gjethe ftoi të thara e të grimcuara hidhen në një enë ku shtohet 1 litër ujë. Përmbajtja zihet 5 minuta dhe pas vakjes lëngu kullohet.

Pihen 2-3 gota çaj në ditë në rastet e heqjes së barkut dhe mund të përdoret edhe nga jashtë për larje vaginale kundër leukoresë.

Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve