Si të mbani nën kontroll tensionin e ulët të gjakut!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta                        

tensioni i uletZakonisht jemi mësuar të kemi kujdes nga presioni i lartë i gjakut, pa marrë parasysh se edhe presioni i ulët ose hipotensioni mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin.

Ndërrimi i stinëve dhe për pasojë luhatja e temperaturave bëhen pothuajse gjithnjë favorizuese të problemeve shëndetësore, ndër të cilët është edhe tensioni i ulët. Ky shqetësim ndodh për shkaqe të ndryshme dhe prek kryesisht femrat dhe personat e moshuar, megjithatë nuk përjashtohen edhe të rinjtë

Edhe pse tensioni i lartë është pa dyshim më i rrezikshëm për shëndetin, është mirë që njerëzit të kenë kujdes edhe nga tensioni i ulët i cili ndodh kur zemra nuk ka fuqi mjaftueshëm të punojë për të hedhur në trup sasinë e domosdoshme të gjakut që i nevojitet atij. Përgjithësisht vlerat normale të presionit arterial konsiderohen 120 me 80 mm Hg (njësia matëse është mmHg, milimetra shtyllë zhive). Tensioni i ulët zakonisht i referohet leximit të presionit të gjakut, në një mesatare nën 100/60 mmHg. Megjithatë, këto norma variojnë edhe sipas personit, pasi çdo individ ka normat e tij të presionit arterial dhe shëndeti i tij vihet në rrezik kur presioni i gjakut ulet nën këto vlera apo kur këto vlera bien në mënyrë të papritur.

Simptomat që tregojnë tension të ulët mund të jenë të ndryshme: lodhje, marrje mendsh, të fikët, mungesë oreksi, shikim i turbullt etj.

  • Rekomandohet konsumimi i  kripës, sigurisht me masë.
  • Rekomandohet të hani shpesh por në porcione të vogla gjatë gjithë ditës. Ndër ushqimet e         rekomandueshme janë qumështi dhe mishrat me përmbajtje të ulët yndyre (mishi i pulës, peshku)
  • Konsumoni sa më shumë fruta. Pini sa më shumë ujë dhe lëngje gjatë ditës.
  • Nëse ju merren mendtë kur ndërroni pozicion, duhet të ktheheni menjëherë në pozicionin e mëparshëm.
  • Mos qëndroni në diell.
  • Mos konsumoni alkool.
  • Në situata emergjente, si për shembull në rastin e rënies të menjëhershme të tensionit, duhet të pini një gotë me ujë dhe sheqer ose thjesht të vendosni një lugë me sheqer në gjuhë.
  • Duhet të bëni shumë aktivitet fizik, por duhet të mos dilni gjatë orëve më të nxehta apo të kryeni sforcime të tepruara.

Burimi: helthyfoodhouse/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës