Si të mbrohemi nga dielli, këshilla për 5 ditë të sigurta

 

  • E hënë:

Solucionet insekticide pakësojnë efektin mbrojtës të kremërave të diellit mbi 50%. Nëse përdorni solucionet insekticide për trupin duhet të zgjidhni një krem me faktorë të lartë mbrojtës ndaj diellit.

  • E martë:

Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të dëmshme të diellit mund të rezultojë me djegie të cilat rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit diell2të lëkurës. Për t’u mbrojtur në mënyrë efektive, para se të planifikoni aktivitetet tuaja në natyrë dhe sidomos në plazh, kontrolloni indeksin e rrezeve ultraviolet (UV) sipas orëve të ekspozimit, një informacion që mund ta gjeni lehtësisht në rrjete të ndryshme online. Ekspozimi i moderuar ndaj rrezatimit UV sjell përfitime për shëndetin, por nëse teprohet shkakton djegie nga dielli, plakje të lëkurës, dëmtim të ADN-së së qelizave të lëkurës, kancer të lëkurës, ulje të imunitetit dhe dëmtime të syve.

  • E mërkurë:

Kërkoni hijen sa herë të mundeni! Rrezet e diellit UV janë më të forta gjatë orarit 10:00-16:00 ndaj mbani parasysh atë që konsiderohet si rregulli i hijes: Nëse hija juaj është e shkurtër është koha të largoheni dhe të kërkoni një vend në hije!

  • E enjte:

Mos u çorientoni nga ngjyra apo çmimi i syzeve të diellit! Aftësia për të bllokuar rrezet UV nuk varet nga nuanca e errët apo nga çmimi. Lentet plastike ashtu edhe ato xhami janë të afta të përthithin rrezet UV, megjithatë aftësia e tyre përthithëse përmirësohet duke i shtuar lentes kimikate të caktuara apo veshje të saj. Përpiquni të zgjidhni syzet e diellit që njoftojnë në etiketë se bllokojnë 99-100% të rrezeve UV.

  • E premte:

Djegia nga dielli nuk ndodh vetëm gjatë verës! Uji, bora dhe rëra reflektojnë rrezet e dëmshme dhe rrisin mundësitë tuaja për t’u djegur nga dielli. Mbroni veten gjatë gjithë vitit duke përdorur krem me faktorë mbrojtës për rrezet UVA dhe UVB. Përzgjidhni veshjet dhe aksesorët e nevojshëm si këmisha me mëngë të gjata, kapelë me strehë, syze dielli dhe kremin mbrojtës sa më shpesh./ QSUT

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?