Si të ndjeheni energjikë

Ja disa këshilla themelore të cilat mund ti përfshini në rutinën tuaj për tu ndjerë me më shumë energji.

jogaHani mëngjes të mirë- një mëngjes i pasur me proteina dhe yndyrna është pikërisht ajo që trupi juaj ka nevojë për të qënë energjik gjatë gjithë ditës. Kujdesuni të mos dilni nga shtëpia pa ngrënë vaktin më të nevojshëm për mirëfunksionimin e trupit dhe mëndjes.

Konsumoni ushqime ose pije jeshile- zarzavatet janë ushqime të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë.- thotë Dr. Liman. Konsumoni lakër jeshile, spinaq, selino. Për të pasur një shije më të mirë mund të konsumoni dhe limon ose xhenxherfill.

Dëgjoni muzikë- muzika është një nga mënyrat më të mira për tu ndjerë më mirë. Dëgjoni këngën tuaj të preferuar dhe pse jo, lëvizni sipas ritmit. Kur dëgjojmë muzikë qëndrat e kënaqësisë në tru aktivizohen.

Qetësohuni-  praktikoni jogat dhe meditimin për tu qetësuar nga streset e vazhdueshme dhe për të mbushur veten me energji pozitive. Ju mund të praktikoni edhe në shtëpi disa ushtrime të thjeshta joge, mjafton të dini pozicionet e duhura./Harper Bazaar Magazine/ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?