Si të përgatisim kek

Përbërësit

  • 8 vezë
  • 150 ml kos i bardhë
  • 150 g sheqer
  • 300 g miell
  • pak sodë buke
  • kek i mire1 lugë gjelle kakao pluhur
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • pak lëkurë limoni

Përgatitja

  • Në një enë qelqi, thyejmë vezët dhe i rrahim fort.
  • Më pas shtojmë kosin dhe i trazojmë së bashku.
  • Shtojmë edhe sheqerin dhe i përziejmë mirë. Shtojmë gjithashtu dhe pak lëkurë limoni të grirë. E përziejmë me kujdes.
  • Më pas shtojmë miellin, kakaon dhe rreth 1 lugë kafeje sodë buke. I trazojmë fort pa ndaluar derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë, duhet të arrijmë një masë homogjene, pa kokrriza.
  • Lyejmë tavën me gjalpin e shkrirë dhe hedhim në të masën e përgatitur. Pjekim ëmbëlsirën në furrë të nxehtë 180°C përreth 20 minuta.
  • Më pas heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet. E presim ëmbëlsirën në copa dhe e shërbejmë!

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin