Si të përgatisim vetë biskota me drithëra

Rolina Naço, dietologe

Përgatisni vetë biskota me drithëra tepër të ushqyeshme për ju dhe fëmijët tuaj! Ja një recetë tepër e thjeshtë.

drithera dhe cokollatePërbërës për 24 copë biskota:

  • 200 gramë çokollatë mbi 60% kakao
  • 75 gramë tërshrë
  • 150 gramë fruta të thata (kajsi, fik, rrush, kumbulla etj)
  • 100 gramë fruta të thata, farat (arra, bajame, lajthi etj)
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë kafe stevia ose sheqer
  • 1 lugë kafe kanellë
  • grimcat e lëkurës nga 2 portokalle

Përgatitja

Marrim një tepsi dhe shtrojmë tërshërën, farat e ndryshme të cilat i copëtojmë, frutat e thata të cilat i presim më parë, i përziejmë dhe përbërësit e tjerë (mjaltë – kanellë – stevia – grimcat e portokallit) dhe i pjekim 5 minuta në furrë në 220 gradë.

Më pas e shkrijmë çokollatën në banjë mari! Me ndihmën e një luge bëjmë një shtresë rreth 1 cm të çokollatës te masa që sapo kishim pjekur. E vendosim rreth 30 minuta në ngrirje dhe më pas mund ta mbajmë në frigorifer gjatë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin