Si të përgatisni deodorant me produkte natyrale

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Të gjithë ne përdorim deodorante të llojeve të ndryshme, pa e ditur se shumë prej tyre kanë përbërës toksikë të cilët përhapen në të gjithë trupin dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme, përfshirë edhe kancerin (lexo këtu). Më poshtë paraqitet një mënyrë se si të përgatitet deodorant në kushte shtëpie, duke përdorur vetëm produkte natyrale. Kjo recetë është  e thjeshtë, e lehtë në përdorim dhe mbi të gjitha mund të shtoni vajra esencial sipas dëshirës për aromën e dëshiruar.deodorant

Përbërësit:

  • 6-8 lugë vaj kokosi
  • ¼ gotë me sodë buke
  • ¼ gotë me niseshte

Si ta përgatisni:

Fillimisht duhet të kombinoni sasi të njëjta të sodës së bukës dhe niseshtesë. Shtoni me ngadalë vaj kokosi dhe përzieni me lugë derisa të bëhet një përbërje e njëtrajtshme. Nëse është shumë e lëngshme, shtoni më shumë niseshte për ta trashur.

Përdorimi është i lehtë gjithashtu. Këtë përbërje hidheni në kutinë tuaj të vjetër të deodorantit dhe përdoreni. Mund ta hidhni edhe në ndonjë enë tjetër me kapak dhe të përdorni gishtat për ta aplikuar. Masa e krijuar me  sasitë  e dhëna  në recetën më lartë zgjat për më shumë se 3 muaj.

Sipas dëshirës mund të shtoni vajra aromatikë për t’i dhënë deodorantit aromën tuaj të preferuar.

Burimi: Healthy Life Byte / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur