Si të përgatisni krem nxirës me përbërës natyralë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

krem oKur vjen stina e verës dhe plazhi, të gjithë kërkojmë zgjidhje të reja për lëkurë të nxirë dhe të shëndetshme. Problemet që i shkakton lëkurës ekspozimi për orë të gjata në diell mund të evitohen shumë lehtë duke përdorur këtë krem natyral i cili përveç ngjyrës të bukur që i ofron trupit, ju siguron lëkurë të shëndetshme. Ja si ta përgatisni!

Përbërësit:
Gjysmë filxhani vaj organik bajame ose ulliri, ¼ filxhan vaj kokosi, 2 lugë pluhur oksid zinku

Përgatitja:  
Në një enë qelqi, vendosni të gjithë përbërësit, përveç oksidit të zinkut, e më pas vendoseni enën në një tenxhere me ujë, që të ngrohet ngadalë në avull. Pasi të shkrihen të gjithë përbërësit, largojeni nga zjarri dhe shtoni oksidin e zinkut. Pas ftohjes kremi nxirrës është gati.

Oksidi i zinkut është mineral jotoksik, i cili nuk depërton në gjak, por sillet si pasqyrë, duke evituar  rrezet e dëmshme të diellit.

Ky krem ju mbron nga dielli 20 % dhe nuk është rezistent ndaj ujit, prandaj këshillohet ta rivendosni përsëri. Afati i përdorimit të këtij kremi është gjashtë muaj.

Përpara përdorimit duhet të konsultoheni me mjekun!

Burimi: glamur/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve