Si të përgatisni lëngun që ul kolesterolin në mënyrë të konsiderueshme!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

seliShëndeti juaj kardiovaskular, ndikohet ndjeshëm nga gjumi, dietat jo të shëndetshme dhe aktiviteti i munguar fizik. Prandaj, mund të vuani nga probleme të ndryshme të zemrës nëse nuk kujdeseni si duhet.

Një mënyrë jetese jo e shëndetshme rrit nivelet e kolesterolit, e cila është një nga kërcënimet më të heshtur dhe vdekjeprurës.

Për fat të mirë, presioni i gjakut dhe nivelet e lipideve të gjakut mund të reduktohen lehtë duke bërë disa ndryshime në dietë. Ajo çfarë duhet të bëni është të shtoni qitro dhe selino në dietën tuaj të përditshme dhe do të merrni përfitime të shumta shëndetësore.

Qitro përmban një flavonoid të njohur si naringenin, i cili trajton diabetin, kontrollon kolesterolin dhe procese të tjera metabolike.

Nga ana tjetër, ajo stimulon oksidimin e acidit yndyror, rregullon sheqerin në gjak, mbështet metabolizmin e kolesterolit, dhendikon në funksionin e mirë të veshkave.

Selino përmirëson elasticitetin e enëve të gjakut, duke ulur presionin e gjakut. Kjo perime lufton inflamacionin, pagjumësinë, trajton kancerin, ul rrezikun e ulçerave në stomak, trajton obezitetin, përmirëson gjendjen e stomakut, parandalon diabetin, dhe kontrollon sekrecionet e stomakut.

e shijshme dhe e thjeshtë e cila nxjerr në pah të mirat e këtyre dy përbërësve:

  • 2 gjethe selino
  • 1 qitro mesatare
  • 1/4 limon
  • 1 copë xhenxhefill

Mënyra e përgatitjes:

Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini mirë. Mund ta konsumoni këtë lëng një herë në ditë, pasi të hani mëngjes apo pas drekës derisa të shikoni përmirësime. Kini kujdes, pasi nuk duhet të konsumoni qitro ose lëngun e saj në rast se jeni duke marrë medikamente të caktuara. Këshillohet të konsultoheni me mjekun para nisjes së kësaj kure.

Burimi: goodmorningcenter / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës