“Energy Bar” me hurma Arabie dhe fruta të thatë, recetë nga Blerina Bombaj, dietologe
Përbërësit për 16 racione
- 6 hurma Arabie të copëtuara
- ½ kupë mjaltë
- 2 l.m.* gjalpë pa kripë ose gjalpë kokosi
- 2 kupa tërshërë
- ½ kupë bajame, lajthi, arra ose kashius
- ½ kupë fara kungulli
- ½ kupë fara luledielli
- 2 l.m. amarantho ose susam
- ½ l.v. kripë
Përgatitja:
- Nxehni furrën në 180gradë Celcius.
- Zieni hurmat e arabisë me mjaltin dhe ujin deri sa të zbuten hurmat dhe të avullojë uji. I hiqni nga vala dhe i hidhni gjalpin duke e përzier që të shkrijë, rreth 8min. I shtypni hurmat deri sa të bëjnë një masë si pure. Duhet t’ju dali rreth 1 kupë.
- Përzieni tërshërën, bajamet, farat e kungullit, lulediellit, amaranthit, dhe kripën në një tas të madh. I përzieni bashkë me purenë e hurmave. Merrni si fillim gjysmën e përbërjes dhe e shtrini në tepsi mbi letrën e furrës duke e ngjeshur. I shtoni më pas edhe gjysmën tjetër duke e ngjeshur sërish. I piqni rreth 40-45min. I hiqni dhe i prisni në forma pasi të jenë ftohur plotësisht. Nëse i doni me krokante mund t’i piqni në tostiere edhe një 10 minutash.
Ky ushqim është i pasur në hekur, vajra esenciale, fibra bimore dhe beta glukane – një lëndë me veti të rralla ushqyese për aparatin tretës. Një zgjedhje e përshtatshme për fëmijët në shkollë dhe për adoleshentët që merren me sport./ Shendeti.com.al


