Si të përmirësoni tretjen me ushqime

Nëse hani disa vakte të vogla gjatë gjithë ditës, metabolizmi juaj do të funksionojë më mirë. Ja disa nga ushqimet e nevojshme për të përmirësuar tretjen dhe për mirëfunksionimin e metabolizmit:

brokol spinaqBrokol: perimet jeshile përmbajnë sasi të konsiderueshme kalciumi i cili ndihmon në tretjen e dhjamit.

Spinaq: është burim i mirë i vitaminës C, gjithashtu përmban magnez, kalium dhe hekur. Ju ndihmon për të përmirësuar tretjen.

Fasule: janë të pasura me proteina dhe fibra. Proteinat ndihmojnë në formimin e muskujve. Sa më shumë muskuj të keni në trup aq më mirë zhvillohet procesi i tretjes.

Qitro: përmbajnë flavonoide, të cilat balancojnë nivelin e sheqerit në gjak duke parandaluar problemet me tretjen. Shumë shpesh rekomandohet nga dietologët.

Çaj jeshil: përveç faktit që nuk ka kalori, çaji jeshil rrit nxehtësinë e brëndëshme të trupit duke shkaktuar humbje peshe.

Bajame: të pasura me acide yndyrore, proteina dhe fibra. Sipas dietologëve një sasi e vogël bajamesh ju ndihmon në humbjen e kileve të tepërta (sigurisht e kombinuar me ushtrimet dhe ushqimet e duhura).

Manaferra: te pasura me lëndë ushqyese dhe fibra përmirësojnë tretjen dhe ju ndihmojnë të humbisni peshë./Përgatiti për “Shëndet+: Elena Beta”

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet